Përmet Municipality Advances Green Energy with New Solar PV Systems Funded by the Government of Japan

UNDP Albania

September 6, 2024
Përmet Municipality Advances Green Energy with New Solar PV Systems Funded by the Government of Japan

Today, two public kindergartens in Përmet Municipality received a major upgrade with the installation of solar photovoltaic systems, thanks to the Government of Japan. The official handover ceremony was attended by Japanese Ambassador to Albania Ms. Kato Kikuko, UNDP Resident Representative Ms. Monica Merino, the Mayor of Përmet Alma Hoxha and other municipal officials. This event marked a significant milestone in the municipality’s transition to sustainable energy.

The newly installed solar systems, with a combined capacity of 100 kWp, are expected to save approximately €31,428 annually in energy costs for the two kindergartens. These installations are part of a broader project that includes ten solar PV grid-connected systems across public buildings in Shkodra, Dibra, Klos, and Përmet, totaling 542 kWp. Collectively, these systems will cut carbon emissions by an estimated 20,000 tons over their 25-year lifespan and provide clean energy to around 2,124 children, public officials, and community members.

This project, titled "Market Transformation for Solar Power Photovoltaic Acceleration in Albania," is funded by the Government of Japan and implemented by UNDP in collaboration with the Ministry of Infrastructure and Energy, the Agency for Energy Efficiency, and local governments. The initiative aims to accelerate Albania’s shift toward renewable energy sources.

With $859,000 USD in funding from Japan, the project supports Albania’s climate commitments under the Paris Agreement and strengthens the country’s dedication to climate-resilient development.

Japanese Ambassador Kato Kikuko remarked: The objective of this project is to support Albania’s efforts to reduce carbon emissions and adapt to climate change in a sustainable manner. The installation of solar photovoltaic systems in the municipalities in Albania including Përmet  will diversify Albania's energy sources beyond hydropower, thereby reducing the country's reliance mainly on a single source of energy. This will guarantee a reliable electricity supply and facilitate sustainable economic growth in the country, while also advancing Albania's Nationally Determined Contributions (NDC). The Government of Japan thus donated the necessary funding to UNDP. We also organized an international seminar together with UNDP for sharing the relevant expertise with the participation both from Japan and Albania.. I would like to extend my gratitude to the UNDP team and the Përmet municipal team for their dedicated efforts throughout this project.” 

UNDP Resident Representative Monica Merino added, “This initiative marks a significant advancement toward achieving the Nationally Determined Contributions. It will reduce greenhouse gas emissions by over 20,000 tons and directly benefit more than 2,000 people. We are grateful for Japan’s invaluable support, which helps transform climate commitments into impactful actions. Japan remains a key partner in making meaningful strides toward a net-zero future.”

The project not only supports the installation of solar energy systems but also promotes policy support, and skill development to enhance Albania’s renewable energy landscape. By leveraging Japanese expertise and technology, the project boosts technical capabilities and entrepreneurship in the solar energy sector, illustrating successful collaboration among Japan, UNDP, and local stakeholders in advancing sustainable development goals.

Aligned with the goals outlined at COP26, UNDP through the climate promise initiative reiterated its commitment to supporting countries in translating NDC targets into actionable initiatives. Albania's enhanced NDC, submitted in October 2021, demonstrated a resolute commitment to reducing greenhouse gas emissions and embracing clean energy solutions.

The transformative potential of solar energy is already evident through ten pilot projects implemented across Dibra, Klos, Shkodra, and Përmet municipalities, resulting in enhanced access to solar, energy for thousands of Albanian citizens.


Versioni Shqip

Njoftim për shtyp

Dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit pajisen me sisteme diellore fotovoltaike falë financimit të Qeverisë Japoneze

Përmet, 6 Shtator 2024:  Sot, në dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit u instaluan dy sisteme diellore fotovoltaike, me financim nga Qeveria e Japonisë. Në ceremoninë zyrtare të dorëzimit morën pjesë Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, znj. Kato Kikuko, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, znj. Monica Merino, Kryetarja e Bashkisë Përmet, znj. Alma Hoxha dhe përfaqësues të tjerë bashkiakë. Ky event shënoi një pikë të rëndësishme në tranzicionin e bashkisë drejt energjisë së qëndrueshme dhe të rinovueshme.

Sistemet e reja diellore të instaluara, me një kapacitet të kombinuar prej 100 kWp, pritet të kursejnë afërsisht 31,428 € në vit në kosto energjie për dy kopshtet. Këto instalime janë pjesë e një projekti më të gjerë që përfshin instalimin e dhjetë sistemeve në ndërtesa publike në Shkodër, Dibër, Klos dhe Përmet, me një total prej 542 kWp. Këto sisteme do të reduktojnë emetimet e karbonit me afërsisht 20,000 ton gjatë 25 viteve të tyre të funksionimit dhe do të ofrojnë energji të pastër për rreth 2,124 fëmijë, zyrtarë publikë dhe qytetarë.

Projekti "Transformimi i tregut për përshpejtimin e energjisë diellore fotovoltaike në Shqipëri", financohet nga Qeveria e Japonisë dhe zbatohet nga UNDP-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë për Eficencën e Energjisë, pushtetin lokal dhe OSHEE. Projekti ka për qëllim të përshpejtojë kalimin e Shqipërisë drejt burimeve të energjisë së rinovueshme.

Me një financim prej 859,000 USD nga Japonia, projekti mbështet angazhimet klimatike të Shqipërisë sipas Marrëveshjes së Parisit.

Ambasadorja e Japonisë, Znj. Kikuko, theksoi: “Objektivi i këtij projekti është të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të reduktuar emetimet e karbonit dhe për t'iu përshtatur ndryshimeve klimatike në një mënyrë të qëndrueshme. Instalimi i sistemeve diellore fotovoltaike në bashkitë e Shqipërisë, përfshirë Përmetin, do të diversifikojë burimet e energjisë së Shqipërisë përtej hidrocentraleve, duke reduktuar kështu varësinë e vendit kryesisht nga një burim i vetëm energjie. Kjo do të garantojë një furnizim të besueshëm me energji elektrike dhe do të lehtësojë rritjen e qëndrueshme ekonomike në vend, duke avancuar gjithashtu Kontributin Kombetar te Përcaktuar të Shqipërisë (NDC) për ndryshimet klimatike. Kështu, qeveria e Japonisë i dhuroi UNDP-së fondet e nevojshme. Ne organizuam gjithashtu një seminar ndërkombëtar së bashku me UNDP-në për ndarjen e ekspertizës përkatëse me pjesëmarrjen si nga Japonia ashtu edhe nga Shqipëria. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për ekipin e UNDP-së dhe ekipin e bashkisë Përmet për përpjekjet e tyre të përkushtuara gjatë gjithë këtij projekti.”

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, znj. Monica Merino, tha: “Ky projekt shënon një  përparim të rëndësishëm drejt arritjes së Kontributit Kombëtar të Përcaktuar. Do të reduktojë emetimet e gazeve serrë me mbi 20,000 ton. Nga ky projekt do të përfitojnë drejtpërdrejt më shumë se 2,000 persona. Ne jemi mirënjohës ndaj mbështetjes së çmuar të Japonisë, e cila ndihmon në transformimin e angazhimeve klimatike në veprime konkrete me ndikim të madh. Japonia mbetet një partner kyç në arritjen e përparimeve të rëndësishme drejt një të ardhmeje neto-zero."

Projekti jo vetëm që mbështet instalimin e sistemeve të energjisë diellore, por gjithashtu promovon mbështetje të politikave dhe zhvillimin e aftësive për të rritur penetrimin e energjive së rinovueshme në Shqipëri. Duke shfrytëzuar ekspertizën dhe teknologjinë japoneze, projekti përforcon aftësitë teknike dhe sipërmarrjen në sektorin e energjisë diellore, duke ilustruar bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Japonisë, UNDP-së dhe aktorëve vendorë në avancimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në përputhje me qëllimet e përcaktuara në COP26, UNDP përmes nismës së premtimit klimatik, rikonfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur vendet në përkthimin e objektivave të Planit të Veprimit të Kontributit Kombëtar të Përcaktuar (NDC) në nisma të zbatueshme. NDC-ja e përmirësuar e Shqipërisë, e dorëzuar në tetor 2021, tregoi një përkushtim të vendosur për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe pranimin e zgjidhjeve të energjisë së pastër.

Potenciali transformues i energjisë diellore është tashmë i dukshëm përmes dhjetë projekteve pilot të zbatuara në bashkitë Dibër, Klos, Shkodër dhe Përmet, duke rezultuar në përmirësimin e aksesit në energji diellore për mijëra qytetarë shqiptarë.