Strengthening Cybersecurity Cooperation for a Safer Digital Future

First Networking and Technical Workshop of Cybersecurity Agencies in the Western Balkans, Georgia, and Moldova takes place in Tirana, Albania

November 5, 2024
Strengthening Cybersecurity Cooperation for a Safer Digital Future

First Networking and Technical Workshop of Cybersecurity Agencies in the Western Balkans, Georgia, and Moldova takes place in Tirana, Albania

UNDP Albania

Tirana, Albania – November 4-5, 2024 – In response to the growing prevalence and sophistication of cyber threats, domestic and regional cooperation is becoming increasingly crucial to securing digital infrastructures. To address these challenges, the United Nations Development Programme (UNDP) Istanbul Regional Hub, UNDP Albania, and the Albania Cybersecurity Authority (AKSK), in collaboration with the Slovak-UNDP and Czech-UNDP Partnerships will organize the First Networking and Technical Workshop of Cybersecurity Agencies from the Western Balkans, Georgia, and Moldova.

Strengthening Cybersecurity Cooperation for a Safer Digital Future

The workshop, held in Tirana, aims to strengthen collaboration among cybersecurity agencies and facilitate the development of robust respective strategies. Despite significant progress in the formulation of cybersecurity policies and the establishment of cybersecurity agencies in these regions, key challenges remain. Notable gaps include the need for a comprehensive framework for vulnerability research, coordinated vulnerability disclosure, and impact management. Furthermore, the development of academic research in cybersecurity is still in its early stages, limiting innovation and capacity-building in this crucial field.

The workshop will serve as a critical platform to address these gaps, offering opportunities for regional cooperation to strengthen the cybersecurity framework. UNDP’s extensive experience in policy support positions it as a valuable partner in helping economies in the region align their domestic cybersecurity laws with evolving EU regulations, particularly for those pursuing EU accession.

Strengthening Cybersecurity Cooperation for a Safer Digital Future

A commonality among the Western Balkans, Georgia, and Moldova is their collective EU accession aspirations. In recent years, the EU has further advanced its cybersecurity strategy, emphasizing a cohesive international cyber policy, stronger international partnerships, and enhanced cyber capacity building. These efforts align with the broader EU Digital Strategy, which aims to drive the bloc’s digital transformation by 2030. The recent EC 2024 State of the Digital Decade Report has outlined key gaps to address in this transformation, and the EU Growth Plan for the Western Balkans also integrates digital transformation as a critical priority across multiple sectors. By supporting economies in aligning with these EU initiatives, this workshop will play a crucial role in fortifying their digital infrastructures and advancing their EU integration goals.

One of the key challenges in cybersecurity is the human element. Research shows that 68% of cybersecurity breaches are caused by human error, often resulting from a lack of adequate security awareness training. Addressing this challenge requires targeted educational and awareness programmes to reduce errors that can lead to breaches. Despite a global cybersecurity workforce of 4.7 million in 2022, a significant skills gap persists, with a shortfall of 3.4 million professionals. By prioritizing training and capacity-building initiatives, this workshop aims to bridge that gap and cultivate a more skilled and diverse cybersecurity workforce.

Strengthening Cybersecurity Cooperation for a Safer Digital Future

Igli Tafaj, General Director of the National Agency for Cybersecurity of Albania.

“The partnership between UNDP Albania and the National Agency for Cybersecurity of Albania demonstrates the importance of collaboration in promoting cybersecurity resilience. By strengthening partnerships across critical sectors – including finance, energy, health, and transport – regional cooperation can reinforce national defenses and enhance the security of essential infrastructure” said Igli Tafaj, General Director of the National Agency for Cybersecurity of Albania.

Strengthening Cybersecurity Cooperation for a Safer Digital Future

Francisco Roquette, UNDP Deputy Resident Representative.

“The Tirana workshop marks a significant milestone in these efforts, providing a forum for participants to share best practices, discuss recent cyber incidents, and work toward establishing a Cybersecurity Cooperation Network (CCN). This network will enable real-time intelligence sharing and coordinated responses to evolving threats”- says UNDP Deputy Resident Representative, Francisco Roquette.

This workshop also lays the foundation for the upcoming Global Cyber Policy Dialogues for the Western Balkans, scheduled to take place in Tirana on November 19-20, 2024. These dialogues will further contribute to building digital resilience and strengthening cybersecurity cooperation across the region.

By fortifying collective cybersecurity capabilities, the Western Balkans, Georgia, and Moldova will be better prepared to confront the growing challenges of the digital age, ensuring a safer and more secure future for all.

For media inquiries, please contact:

For UNDP Albania: Nora Kushti, Communication Specialist, Mobile: +355 69 20 90 25
For AKSK: Kristi Mukollari, Communication Specialist, Nr: +355 69 636 0550


Deklaratë për shtyp
Forcimi i Bashkëpunimit për Sigurinë Kibernetike për një të Ardhme Digjitale më të Sigurtë

Zhvillohet në Tiranë, takimi i Parë Teknik i Agjencive të Sigurisë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor, Gjeorgji dhe Moldavi. 

Tiranë, Shqipëri – 4-5 Nëntor 2024 – Në përgjigje të intensifikimit dhe sofistikimit në rritje të kërcënimeve kibernetike, bashkëpunimi kombëtar dhe rajonal është gjithnjë e më i domosdoshëm për të siguruar infrastrukturat dixhitale. Për të adresuar këto sfida, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Stamboll, UNDP Shqipëri dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) i Shqipërisë, në bashkëpunim me “Partneritetin Sllovak-UNDP” dhe “Partneritetin Çek-UNDP,” organizojnë takimin teknik që i shërben dhe rrjetëzimit të Agjencive të Sigurisë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor, Gjeorgji dhe Moldavi.

Takimi që do të mbahet në Tiranë synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet agjencive të sigurisë kibernetike dhe të ndihmojë në zhvillimin e strategjive të forta. Pavarësisht progresit të rëndësishëm në formulimin e politikave dhe krijimin e agjencive të sigurisë kibernetike, mbeten ende sfida kyçe. Disa nga mangësitë kryesore përfshijnë nevojën për një kornizë gjithëpërfshirëse, zbulimin e tyre në mënyrë të koordinuar dhe menaxhimin e ndikimit të tyre. Zhvillimi i kërkimeve akademike në fushën e sigurisë kibernetike është ende në faza të hershme, duke kufizuar kështu inovacionin dhe zhvillimin e kapaciteteve në këtë fushë jetike.

Takimi teknik do të shërbejë si një platformë e rëndësishme për adresimin e këtyre mangësive, duke ofruar mundësi për bashkëpunim rajonal për të forcuar kuadrin e sigurisë kibernetike. Përvoja e gjerë e UNDP-së në mbështetjen e politikave e pozicionon atë si një partner të vlefshëm për të ndihmuar ekonomitë e rajonit në përafrimin e legjislacionit të tyre të sigurisë kibernetike me ligjet evoluese të BE-së, veçanërisht për ato që janë në proces integrimi në BE.

Një karakteristikë e përbashkët ndërmjet Ballkanit Perëndimor, Gjeorgjisë dhe Moldavisë është aspirata e tyre kolektive për anëtarësim në BE. Vitet e fundit, BE-ja ka avancuar strategjinë e saj të sigurisë kibernetike, duke i vënë theksin një politike ndërkombëtare kibernetike, partneriteteve ndërkombëtare më të forta dhe forcimit të kapaciteteve kibernetike. Këto përpjekje përputhen me Strategjinë Dixhitale të BE-së, e cila synon të udhëheqë transformimin dixhital deri në vitin 2030.

Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Vitin Dixhital 2024 ka nxjerrë në pah boshllëqet kryesore për t'u adresuar në këtë transformim. Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor gjithashtu integron transformimin dixhital si një prioritet kritik në shumë sektorë.

Duke mbështetur ekonomitë në përafrimin me këto iniciativa të BE-së, ky takim do të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e infrastrukturave dixhitale dhe avancimin e qëllimeve të tyre të integrimit në BE.
Një nga sfidat kryesore në sigurinë kibernetike është elementi njerëzor. Kërkimet tregojnë se 68% e shkeljeve të sigurisë kibernetike shkaktohen nga gabimi njerëzor, shpesh si pasojë e mungesës së trajnimit të mjaftueshëm ndërgjegjësuese mbi sigurinë.

Adresimi i kësaj sfide kërkon programe edukative dhe ndërgjegjësuese për të reduktuar gabimet që mund të çojnë në shkelje. Pavarësisht një fuqie punëtore globale të sigurisë kibernetike prej 4.7 milionë në vitin 2022, një boshllëk i madh i aftësive vazhdon të ekzistojë, me një mungesë prej 3.4 milionë profesionistësh. Duke i dhënë përparësi iniciativave të trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve, ky seminar synon të zvogëlojë këtë boshllëk dhe të kultivojë një fuqi punëtore të aftë dhe të larmishme në fushën e sigurisë kibernetike.

“Partneriteti ndërmjet UNDP Shqipëri dhe Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë tregon rëndësinë e bashkëpunimit në promovimin e qëndrueshmërisë në sigurinë kibernetike. Duke forcuar partneritetet në sektorë kritikë – përfshirë financat, energjinë, shëndetësinë dhe transportin – bashkëpunimi rajonal mund të forcojë mbrojtjen kombëtare dhe të rrisë sigurinë e infrastrukturave jetike,” tha Igli Tafaj, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë.

“Takimi në Tiranë shënon një moment të rëndësishëm në këto përpjekje, duke ofruar një forum për pjesëmarrësit për të ndarë praktikat më të mira, për të diskutuar për incidentet kibernetike të fundit dhe për të punuar drejt krijimit të një Rrjeti të Bashkëpunimit për Sigurinë Kibernetike (CCN). Ky rrjet do të mundësojë ndarjen e informacionit në kohë reale dhe përgjigje të koordinuara ndaj kërcënimeve në rritje,” tha përfaqësuesi i UNDP-së, Francisco Roquette.

Ky takim vendos gjithashtu themelet për Dialogjet Globale të Politikave Kibernetike për Ballkanin Perëndimor, që do të zhvillohen në Tiranë më 20-21 nëntor 2024. Këto dialogje do të kontribuojnë më tej në ndërtimin e qëndrueshmërisë dixhitale dhe forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike në të gjithë rajonin.
Duke forcuar aftësitë e përbashkëta të sigurisë kibernetike, Ballkani Perëndimor, Gjeorgjia dhe Moldavia do të jenë më të përgatitur për të përballuar sfidat në rritje të epokës dixhitale, duke siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të mbrojtur për të gjithë.

Për pyetje nga media, ju lutemi kontaktoni:

UNDP Albania: Nora Kushti, Specialiste Komunikimi, Nr: +355 69 20 90 25
AKSK: Kristi Mukollari, Specialist Komunikimi, Nr: +355 69 636 0550