Rezultatet nga Thirrja e dytë në kuadër të Fondit për dokumentacion teknik
October 31, 2024
Të nderuar,
Ju njoftojmë se ka përfunduar procedura për vlerësimin e kërkesave për financimin e përgatitjes së dokumentacionit për projekte infrastrukturore e organizuar në kuadër të Thirrjes së dytë në suazat e Fondit për Dokumentacion Teknik që është pjesë e Projektit “Forcimi i kapaciteteve të komunave për zbatimin e projekteve (BMCPI-faza 2)”.
Vlerësimi është bërë nga një Komision prej tre anëtarësh me përkrahje ekspertësh nga fusha e Thirrjes për dokumentacionin e projektit.
Në suazat e afatit të paraparë (10.05.2024 deri më 17.06.2024) janë parashtruar kërkesa nga gjithsej 53 komuna dhe 3 qendra për zhvillim rajonal, apo në total 48 aplikacione. Nga aplikacionet e parashtruara, të gjitha 48 kërkesat/aplikacionet i kanë plotësuar kriteret administrative (eliminuese) dhe të njëjtat më tutje janë vlerësuar në përputhje me instruksionet për kërkuesit (Në përputhje me Aneksin 2: Kriteret për vlerësimin e kërkesave për grant, nga Thirrja për projektin).
Nga të gjitha 48 kërkesat e vlerësuar, 46 kanë fituar 60 pikë ose edhe më tepër dhe janë kualifikuar për të fituar mjete financiare në kuadër të kësaj Thirrjes së dytë. Pjesa tjetër, përkatësisht 2 aplikacione nuk e kanë fituar numrin minimal të pikëve.
Që një propozim-projekt të kualifikohet për të fituar mjete financiare është e nevojshme të fitojë të paktën 60 pikë.
Nga 46 kërkesat e kualifikuara, si dhe duke u nisur nga mjetet financiare që janë në dispozicion, 11 kërkesat që kanë vlerësimin më të lartë, më konkretisht janë me më së shumti pikë të fituara (8 kërkesa për grante të vogla – deri në vlerën 20 000 USD dhe 3 kërkesa për grante të mëdha deri – në vlerën 50 000 USD), janë përzgjedhur si kërkesa prioritare për financim, kurse gjithsej 6 kërkesa janë në listën rezervë. Projektet nga lista rezervë do të financohen në përputhje me vlerësimin dhe mjetet financiare në dispozicion (deri në absorbimin e buxhetit të përgjithshëm në dispozicion). Mjetet që janë në dispozicion për projektet nga lista rezervë, do të bëhen publike pas përfundimit të procedurave të tenderit për përzgjedhjen e përpiluesve të projekteve dhe auditorëve për 11 projektet me vlerësimin më të lartë.
Thirrja e dytë në kuadër të Fondit për dokumentacion teknik është realizuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Byroja për Zhvillim Rajonal, në kuadër të projektit “Forcim i kapaciteteve të komunave për zbatim të projekteve (BMCPI – faza 2)”, i financuar nga Suedia dhe Byroja për Zhvillim Rajonal.
Projekti është pjesë e Programit Kornizë të UNDP-së, i cili është i financuar nga Suedia, ndërkaq e përfshin edhe projektin “Ballafaqim me ndotjen e ajrit”.
Klikoni këtu për tabelën me rezultatet nga evaluimi.